Policia arreston një 29-vjeçar në Shtime, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes

Një 29-vjeçar me inicialet A.G është arrestuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, pasi dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

27-vjeçarja nga lëndimet e marra kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

“Sot, rreth orës 04:15 të mëngjesit, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.G (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili një ditë më parë rreth orës 21:00 kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e lënduar bashkëshorten e tij E.G ( F/K) e moshës 27 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor . Për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe më pas, me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Babai i sulmon djemtë me shufër metali dhe ikë nga shtëpia, Policia vihet në ndjekje të tij