Erdogan pret në takim disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në Kuvendin e Turqisë është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për këtë takim në profilin e tij në “Facebook”. “Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Rexhep Taip Erdogan. Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore”, ka shkruar Lushtaku

Lexo edhe:  Veteranët i vendosin kushte Qeverisë