E frikshme: “Jam përgatit me t’vra si Hamiden në Prishtinë”, burri kërcënon gruan

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur në një fshat të Kaçanikut, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i saj.

E keqja që iu kanos asaj, përveç se është e tmerrshme, po qe se realizohet përfundon tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një familje në fshatin Doganaj, ku një grua ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka kërcënuar edhe me vrasje, duke i shkaktuar viktimës frikë e shqetësim të madh. Ajo e ka denoncuar gjatë ditës së djeshme burrin e saj dhe ka rrëfyer detajet e rastit.

Sinjali mëson se i dyshuari Q.M., e ka kanosur gruan e tij, duke e paralajmëruar se “është përgatitur” për ta vrarë. Ai po dyshohet se i ka thënë asaj se “Të kisha mbytë, për këtë ditë jam përgatit, kam me t’vra si Hamiden në Prishtinë” (rasti tragjik që ka ndodhur para QKUK-së, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-burri). Për të mos mbaruar me kaq ai më pas e ka sulmuar viktimën duke e kapur për flokësh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të mos heshtë dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se t’i ndodhë më e keqja. Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i nëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Vushtrri, gjenden disa gëzhoja në vendngjarje