“20 minuta pritje te Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht.

Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 20 minuta. Ndërsa për të dalë nga Kosova përmes së njëjtës pikë, pritjet zgjasin deri në 1 orë e 10 minuta.

Në pikën kufitare të Jarinjës, pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 10 deri në 15 minuta.

Lexo edhe:  “Zoti bre pa i vrá mos e laft, spo kena bukë mo as me hanger” – Qytetari mezi mban lotët në protestë: “Nuk po ia dalim më”