Kapen 8 kg marihuanë në Fushë Kosovë, ka të arrestuar

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Fushë Kosovë, afër një pompe, që ka rezultuar me konfiskimin e disa kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e së paku një personi.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë kapur rreth 8 kg marihuanë, ndërsa personi i dyshuar është shtetas i Shqipërisë.

Sipas informatave të para, aksioni është zhvilluar në lokacione të caktuara, ku është gjetur dhe konfiskuar droga.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Çmenduri: Mozzik hyri në Kosovë me dy ora që kushtojnë 1.3 milion euro, Dogana ia merr