Pamje e aksidentit ku u rrotullua vetura e Policisë pa e “prekë” askush
Aksidentet në vendin tonë nuk kanë të ndalur, derisa nuk mungojnë as ato ku janë përfshirë edhe veturat zyrtare të policisë.
Një vetë-aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në Novobërdë ky zyrtari policor derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset.
Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi nga vetaksidenti ku ishte rrokullisur vetura e Policisë në Novobërdë, ku si pasojë janë lënduar dy zyrtarët policor.
Policia njofton se përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Gazetën Sinjali se në veturë ishin dy policë që dyshohet se si pasojë e kushteve atmosferike iu ka humbur drejtimi dhe pastaj ishin rrokullisur.
Të njëjtit sipas Hashanit janë jashtë rrezikut për jetë duke pësuar vetëm disa lëndime trupore.