“As kësi e as asi, Zajednica nuk do të bëhet kurrë”, koha kur Konjufca ‘brohoriste’ kundër Asociacionit

Ishte saktësisht para një viti kur Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, ishte rreptësishtë i prerë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do të ketë

Madje, shprehej prerazi ai, as me kompetenca ekzekutive e as pa kompetenca ekzekutive, ose siç e artikulonte ai në zhargonin e tij “as kësi e as asi”.

Këtë deklaratë e kishte bërë ai në Tv Dukagjini:

“Konjufca: Zajednica nuk do të bëhet kurrë.

Gazetari: Kurrë?

Konjufca: “Kurrë!”.

Gazetari: Pa kompetenca ekzekutive a do të bëhet?

Konjufca: Unë mendoj që jo; nuk do të bëhet. Kosovës nuk i duhet kurrëfarë Asociacioni – As kësi e as asi – sepse, nëse është Bashkim i Komunave Serbe në çfarëdo mënyre, unë mendoj që nuk duhet të ndodhë kurrë, kështu besoj që edhe do të jetë“.

Tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është bërë kyçe, ku madje amerikanët kanë thënë se formimi i saj do të bëhet “me ose pa” përfshirjen e qeverisë kosovare.

Në lidhje me këtë edhe është thirrur takim nga Ambasada e ShBA’së në Prishtinë më 31 janar, ndërsa instituti gjerman FES do të shpalojë publikisht një draft-statut për këtë Asociacion më 30 janar.

Ndërkaq, në pikë të natës, mbrëmë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësi i tij Besnik Bislimi takuan Emisarin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku, siç lajmëroi ky i fundit “u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë të zbatohen”, ku në rend të parë nënkuptohet ky Asociacion.

Lexo edhe:  Pas ndarjes Blero habit ndjekësit me postimin në Instagram