Faton Peci: Në Mitrovicë ma së shumti ka Pec

Ministri mitrovicas, Faton Peci, i ftuar në një show televiziv kosovar ka folur për familjen dhe prejardhjen e tij.

Peci ka treguar lidhjen e mbiemrit Peci me fshatin Zhazhë dhe Boletin, shkruan Jepi zë.

Nga familja e tij kanë dalur shumë emra të njohur në historinë e kombit shqiptar, si në shkencë, veprimtari kombëtare, sport, kulturë dhe sfera tjera.

Në një moment, ministri Peci, tregoi se gjyshi i tij ka qenë mullingji dhe shumë punëtor, sikur shumica e fshatit, poshtu ai tregoi se edhe heroi kombëtar Isa Boletini, ishte marrë me gdhendjen e gurit, shkruan Jepi zë.

Ndryshe, ai ka treguar se në qytetin e Mitrovicës ka më së shumti qytetarë me mbiemrin Peci.

Lexo edhe:  Getinjo: Kam hyrë këtu të ju tregoj se nuk jam ‘klloshar’, ashtu siç më paragjykojnë