Një 67-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesën e tij në veriun e Mitrovicës

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenje jete në banesën e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në veriun e Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun Besim Hoti.

Hoti tha se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Hoti.

Ai theksoi se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Lajm i mirë për kosovarët që jetojnë në Gjermani, ndryshime për ta marrë shtetësinë