Ish-mësuesi i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë: Edhe pse jetim, ishte model i një të riut të edukuar

Faton Bunjaku, ish-mësuesi i 18 vjeçarit, që u vra në Podujevë ka reaguar lidhur me këtë rast tragjik.

Ai ka shkruar se Lulëzim Fejzullahu, ish-nxënës i tij ishte një model i të riut të edukuar.

Ai në një postim në Facebook, i “kërkoi” falje tashmë ish-nxënësit të tij të ndjerë për ambientin e pasigurtë të krijuar në vend.

Postimi i plotë:

LULZIMI ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM.

Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe TI!

Lexo edhe:  Dy persona gjenden pa shenja jete, një në Bjeshkët e Irzniqit e tjetri në Istog