Fermerja 70-vjeçare: Lopëve u kam vënë muzikë që të bëjnë qumësht më të mirë

Zonja Dylbere, 70-vjeçarja nga fshati Shtyllë, prej shumë vitesh kujdeset për 100 lopët e saj të cilat i kanë mundësuar jo vetëm një biznes të suksesshëm, por edhe produkte të fresketa për konsum familjar.

E ftuar në “Real People”, 70-vjeçarja foli për rrugëtimin e fermës së saj por dhe ambiciet për ta zgjeruar biznesin.

Ajo rrëfeu se ajo ka dashur gjithmonë të ecë me hapin e kohës në çdo aspekt të jetës së saj, e sigurisht edhe me lopët që i do aq shumë.

Ajo tregon se falë atyre që ka lexuar, i ka vënë lopëve muzikë për të dëgjuar, që ato të mund të rrisnin sasinë e qumështit dhe ta bënin më cilësor.

Gjithesesi, eksperimenti u mbyll pa I parë rezultatet në momentin që radio që mundësonte muzikën, u prish.

“Duan shumë punë lopët. Mjeljen e bën burri, por kemi dhe nga 2-3 mjelëse. I vendosëm ca kohë muzikë që të bënin më shumë qumësht, por radio na u prish.

I vendosëm muzikën, se kështu dëgjuam, por kush ja vendosi veshin nëse prodhuan më shumë”, tha ajo.

70-vjeçarja tha se shpreson që ta zgjerojë stallën dhe të bëjë një dhomë ku të vendos ftohësin e qumështit dhe makinën që ka blerë për bërjen e djathit.

“Unë do doja që te salla aty ngjitur të bëj një dhomë dhe të vendos ftohësin aty se kam dhe makinën që bën djathë, merr 1 kuintal qumësht. Të bëhej një stallë tamam me parametrat e kohës”, tha ajo.

Lexo edhe:  Kosovari e lidh kalin për Golf 2-sh