Bilek: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek ka folur për prioritetet e shtetit të tij gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke.
“Jemi të gatshëm që të nisim debat në të gjitha organizmat punues të Këshillit të BE-së. Megjithatë, dua që të ju rikujtoj, se vendimi për këtë është në dorën e vendeve anëtare. Por ende e shoh një rol të rëndësishëm për liderët e Kosovës. Ata duhet të vazhdojnë të bisedojnë me vendet anëtare në lidhje me dyshimet e tyre dhe të sjellin argumente konkrete në mënyrë që t’i bindin ata”, ka thënë ai për Telegrafin.
“Ne vërtetë shpresojmë për përparim të mëtejmë të këtij procesi. Liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës Çeke; jemi të gatshëm që të nisim debat në të gjitha organizmat punues të Këshillit të BE-së. Megjithatë, dua që të ju rikujtoj, se vendimi për këtë është në dorën e vendeve anëtare. Por ende e shoh një rol të rëndësishëm për liderët e Kosovës. Ata duhet të vazhdojnë të bisedojnë me vendet anëtare në lidhje me dyshimet e tyre dhe të sjellin argumente konkrete në mënyrë që t’i bindin ata”, ka shtuar ai.
Diplomati nga Çekia ka treguar edhe hapat që mund të ndihmojë ky shtet në integrimin e Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se kryesimi i BE-së nga shteti i tij po vjen në kohë problematike kur po ndodh agresioni i Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.
Bilek ka thënë se Kosova po ashtu edhe Serbia duhet që të bëjnë më shumë për përparimin e mëtejmë të dialogut dhe se suksesi i dialogut do të jetë vendimtar për rrugën evropiane të të dyjave vendeve.