Vetura e shkel një 5 vjeçar në Mitrovicë, vdes në vendin e ngjarjes!

Para pak minutash ka ndodhur një aksident me fatalitet në Mitrovicë.

Viktimë e aksidentit është një 5 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për Veriu.Info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

lAksident trafiku me fatalitet
Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare”, tha Zahiti.

Lexo edhe:  Ky është 51-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës , ishte veteran i UÇK-së dhe profesor