I rrahu tre fëmijët e tij, arrestohet burri nga Ferizaji

Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe dy vajzave të tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë, policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.G i moshës 51 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte, iu shkakton lëndime trupore, djalit me inicialet E.G i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G e moshës 23 vjeçare dhe E.G e moshës 21 vjeçare, të cilët më pas për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Policia e konfirmon incidentin në veri: S’ka të lënduar pas të shtënave nga zyrtarët policorë