Ky është momenti i shpalljes së vendimit dhe reagimi i Salih Mustafes
Gjykata e dhomave të specializuara të Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 26 vite burg, Salih Mustafën-Cali.
Trupi gjykues pas dëgjimit të dëshmive ka ardhur në përfundim se Cali është fajtor, si udhëheqës i grupit të tij BIA gjatë luftës, shkruan Jepi zë.
Ndërsa momenti kur kryetarja e trupit gjykatës shpallë vendimin, Cali qëndron i heshtur dhe pas asnjë ndryshim.
Kryetarja e trupit gjykues ka thënë se ky nuk është gjykim ndaj shtetit dhe UÇK-së por ndaj individëve.
Poashtu ajo ka përmendur se kjo gjykatë është themeluar pikërisht nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Jepi zë.
Nga mbrotja e Salih Mustafës tani pritet ankesa ndaj këtij vendim.