Ky është momenti i shpalljes së vendimit dhe reagimi i Salih Mustafes

Gjykata e dhomave të specializuara të Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 26 vite burg, Salih Mustafën-Cali.

Trupi gjykues pas dëgjimit të dëshmive ka ardhur në përfundim se Cali është fajtor, si udhëheqës i grupit të tij BIA gjatë luftës, shkruan Jepi zë.

Ndërsa momenti kur kryetarja e trupit gjykatës shpallë vendimin, Cali qëndron i heshtur dhe pas asnjë ndryshim.

Kryetarja e trupit gjykues ka thënë se ky nuk është gjykim ndaj shtetit dhe UÇK-së por ndaj individëve.

Poashtu ajo ka përmendur se kjo gjykatë është themeluar pikërisht nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Jepi zë.

Nga mbrotja e Salih Mustafës tani pritet ankesa ndaj këtij vendim.

Lexo edhe:  Mbi 4,000 regjistrime, sot është afati i fundit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në RKS