Një ish polic serb raportohet se është arrestuar në veri të Mitrovicës, dyshohet për krime lufte

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar dje S.T një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i dyshuar për krime lufte.

I arrestuari i takon nacionalitetit serb dhe ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në valën e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se familjarët e të njëjtit kanë konfirmuar se ish polici serb ishte arrestuar, transferuar në Prishtinë dhe se akuzohet për krime lufte.

Policia ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë rast.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, shtatë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditën e shtatë, ndërkaq u raportua se dje është vendosur edhe barrikada e katërt

Lexo edhe:  Arratiset nga burgu i Dubravës, Ujkan Metaj, i burgosuri i dytë që ikën brenda gjashtë ditësh