Rrëmbehet një 24 vjeçar në Prishtinë, kaq mijë euro ia kërkojnë nën kërcënimin e armës

Të shtunën pasdite, një patrullë e policisë gjendej në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.

E një 24 vjeçar e shfrytëzoi rastin të ju tregojë organeve të rendit se e kishin rrëmbyer.

Ai u tha policëve se tre persona të panjohur e kishin marrë me të dalë nga një lokal.

Sipas të riut, ata e futën me dhunë brenda një makine dhe nën kërcënimin e armës ia kërkuan 8,000 euro.

Bile të njëjtit, siç ka thënë 24 vjeçari, edhe e kanë rrahur, porse ia morën vetëm 125 euro sa ky i kishte me vete.

Pastaj i njëjti ka deklaruar se ia ka dalë të ju ikë nga makina rrugës diku në lagjen Dardania.

Mirëpo policia ende nuk ka të arrestuar dhe rasti po hetohet edhe nga prokuroria.

“Në koordinim me policinë ka filluar ndërmarrja e veprimeve hetimore në drejtim të kësaj vepre penale, pritet që të sqarohen të gjitha rrethanat e rastit dhe të kuptohet nëse kemi të bëjmë me këtë vepër penale”, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Ulaj, me vendim të prokurorit të departamentit të krimeve të rënda rasti është iniciuar si “Rrëmbim”.

Lexo edhe:  Gjakovari rrah nënën e babanë, i bën për spital