“Janë bërë 106 orë që policia në Jarinjë e Jashanicë po qëndrojnë pa ndërrim”

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, shkruan se janë bërë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinjë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndërrim.

Ai ka thënë se është duke i përcejllur me shqetësim zhvillimet në veri.

“Tani, sapo u bënë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndrrim. Duke përcjellur me shqetësim zhvillimet në Veriun e vendit tonë!”, shkruan Berisha.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Policia thotë se barrikadimi dhe aktet e tjera kriminale kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn dhe DJ-in e tij