Drenicaku i moshuar del sërish në rrugë për të përgatitur fli me saç
Vitin e kaluar Sahit Prekazi bashkë me një grua ishte parë duke përgatitur fli me saç në Skenderaj.
Veprimi i tyre kishte habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kishin vazhduar punën pa u penguar fare, përcjell Jepi zë.
Ndërsa fotografi, Sefer Aliqkaj që i kishte shkrepur fotografitë e kishte zbuluar edhe arsyen.
“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.
Edhe sot i moshuari është parë në rrugë, më saktësisht afër fabrikës së municionit në Skënderaj duke përgatitur fli me saç./ Jepi zë