Drenicaku i moshuar del sërish në rrugë për të përgatitur fli me saç

Vitin e kaluar Sahit Prekazi bashkë me një grua ishte parë duke përgatitur fli me saç në Skenderaj.

Veprimi i tyre kishte habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kishin vazhduar punën pa u penguar fare, përcjell Jepi zë.

Ndërsa fotografi, Sefer Aliqkaj që i kishte shkrepur fotografitë e kishte zbuluar edhe arsyen.

“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.

Edhe sot i moshuari është parë në rrugë, më saktësisht afër fabrikës së municionit në Skënderaj duke përgatitur fli me saç./ Jepi zë

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, në xhep kishte një armë zjarri