Kjo është e dyshuara që sulmoi policët brenda stacionit në Mitrovicë, mbetet në arrest shtëpiak

Dje u raportua për një rast të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Mitrovicë, ku dy vajza po dyshohet se i kanë goditur policët brenda stacionit policor.

Të dyshuarat janë arrestuar, teksa njëra prej tyre ka përfunduar në ndalim policor.

Siç mëson Sinjali, e dyshuara 18-vjeçare që u prangos nga Policia është Dafina Nuhi, e cila ka dalë para Gjykatës, ku është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas seancës të dyshuarës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndryshe, dy të dyshuarat, njëra prej tyre e mitur, kanë sulmuar policët, duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore, për motive akoma të panjohura.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarat të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar

Lexo edhe:  Këta janë tre të dyshuarit për rastin e rrahjes në Prishtinë, përfunduan në ndalim policor