Ekskluzive | Nesër dërgohet në Kuvend peticioni për Trustin, kur kthehet në rivotim?
Organizatorët e peticionit për tërheqjen e Trustit, nesër do t’i dorëzojnë në Kuvend nënshkrimet e mbledhura “Pro tërheqjes së 30%-shit”.
Lajmin e kanë konfirmuar për 02 Press burime brenda organizatorëve të peticionit.
Numri total i nënshkrimeve të vëna në ketë peticion janë 21 mijë.
Bazuar në procedurat e Kuvendit, pas pranimit të peticionit, Projektligji për Trustin mund të dalë në rivotim në muajin shtator. / 02 Press