Shi e borë sot në Kosovë, vendet e përmbytura rrezikohen sërish

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta. Ndërsa në viset e larta pritet të ketë reshje bore.

Sipas IHMK-së, reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Njoftimi për ditët e tjera:

Të marten- Mot i vranët. Në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Të mërkuren – Mot kryesisht i vranët, por i qetë.

Të enjten-Mot i ngjashëm me ditën e merkurë, por më i ftohët.

Të premten- Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.

Lexo edhe:  Piraj: Po e pasurojmë Serbinë, ajo po blen armatim