Ua tregoi vendin serbëve, Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes

Ylli shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur lojtari i ndeshjes, pasi Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3-2, duke e përcjellur për në shtëpi shtetin fqinjë.

Xhaka nuk dha ndonjë gol, por mbajti ritmin e ekipit deri në fund, ku edhe pati konfrontime verbale dhe joverbale me lojtarët serbë, të cilët nuk i ndalën provokimet.

Xhaka, bashkë me Shaqirin, i cili shënoi gol, vulosën kthimin e Serbisë për në shtëpi.

Pas kësaj, Zvicra do ndeshet me Portugalinë, në 1/16 e finales.

Lexo edhe:  Fiton 235 mijë euro në javë por shikoni çfarë telefoni përdor Muller