Vritet boksieri shqiptar Besar Nimani

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, Nimani është qëlluar me të dalë nga një restorant.

Sipas “Bild”, në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e boksierit.

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Lexo edhe:  Paralajmërim i frikshëm: Dielli pritet të shpërthejë çdo moment, këto mund të jenë dëmet në tokë