Gazetari i shëndetësisë hedh dyshime mbi mosangazhimin e mjekëve për të shpëtuar foshnjën
Gazetari i Shëndetësisë Bujar Vitia ka reaguar me një shkrim në Facebook, në lidhje me reagimet e shumta nëse mjekët është dashur të bënin përpjekje për shpëtimin e foshnjës, në barkun e gruas e cila u vra në oborrin e QKUK-së.
Ai ka thënë se dilemës së ngritur nëse mjekët është dashur të bëjnë përpjekje për shpëtimin e foshnjës, I përgjigjen më së miri profesionistët.
“Unë nuk e di se si ka ndodhur rasti dhe cilat kanë qenë reagimet e mjekëve në ato momente. Pas sa minutave kanë dal në vendin e ngjarjes? A kanë dal menjëherë apo jo? Meqë nuk është dërguar në sallë, a ka mundur të konfimohet vdekja e foshnjes aty për aty me stetostkop (pinardit) pas konstatimit të vdekjës së nënës?Nëse po, si është konstatu? Me stetostkop të pindardit? A e kanë përmbushur mjekët betimin në këtë rast?