Konfirmohet, Blinken do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH-i.

Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë.

Vitin e kaluar, sekretari Blinken e komentoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lexo edhe:  Surroi: Gabim nderimi i paramilitarëve shqiptarë të Grupit Kumanova dhe paramilitarëve serbë të Banjskës