Vëllai i Xherdan Shaqirit: Ende emocionohem kur e kujtoi lojën kundër Serbisë

Zvicra e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Botëror në Katar.

Helvetikët fituan me rezultat 1:0 kundër Kamerunit me golin e Brel Embolo.

E këtu s’kishte se si të mungonte edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili asistoi.

Vëllai i tij, Ari Shaqiri, tha në emisionin Botërori Special në Klan Kosova se beson që tutje në fazën e eliminimit direkt do të shkojnë Zvicra dhe Brazili.

Ai tha se ende emocionohet kur e kujton lojën kundër Serbisë në vitin 2018-të, kur fitoren zviceranëve ia siguruan kosovarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Ende emocionohem kur e kujtoi lojën kundër Serbisë që u luajt para katër vjetëve. Aty shënuan edhe futbollistët kosovarë. Do të jetë një lojë që shqiptarët s’do ta harrojnë lehtë. Ende kur e shoh atë lojë trupi më rrënqethet”, tha Shaqiri”.

“Por, edhe kjo lojë të cilët do ta kemi do të jetë shumë emocionale. Mezi presim që të luajmë edhe pse s’do të jetë e lehtë”, theksoi ai.

Lexo edhe:  Edon Zhegrova në top dhjetëshen e lojtarëve më të vlerësuar në Evropë