Lojtari serb ftohet nga Zvicra për sfidën me Kosovën, “çmenden” mediat serbe

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.

Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, Yakin ka përzgjedhur edhe tre futbollistë shqiptarë, e në mesin e të cilëve është edhe futbollisti me prejardhje serbe, Filip Ugriniq, shkruan lajmi.net.

Ugriniq është grumbulluar edhe për ndeshjen kundër Përfaqësueses së Kosovës, që luhet gjithashtu në nëntor.

Për ftesën e Zvicrës, e në veçanti grumbullimin ndaj Kosovës, mediumi serb “Kurir” ka reaguar ashpër ndaj lojtarit serb.

Ata e “gozhduan” futbollistin me prejardhje nga Serbia, duke shkruar se më mirë për të do ishte grumbullimi me Serbinë, sesa me Zvicrën, e të luajë kundër, siç kanë thënë ata në mënyrë skandaloze, kundër “shtetit të rremë të Kosovës”.

“Kështu Filip Ugriniq zgjodhi të luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, në vend që të jetë në kombëtaren ku yjet janë Dushan Vlahoviq, Aleksandar Mitroviq, Dushan Tadiq, Lazar Samarxhiq. Kështu, Filip Ugriniç do të ketë mundësinë të debutimi për Zvicrën kundër Izraelit më 15 nëntor në Felchut të Hungarisë, ose tre ditë më vonë kundër përzgjedhjes së të ashtuquajturve. R. Kosova në Bazel” – ka shkruar mediumi në fjalë.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri janë ftuar nga “Helvetikët” për tri ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, përfshirë Kosovën.

Zvicra më 15 nëntor takohet me Izraelin, më pas tri ditë më vonë luan në Basel me Kosovën. Ndeshjen e fundit të nëntorit, Zvicra e luan kundër Rumanisë në udhëtim.

Lexo edhe:  Hyri për të vjedhur pula, shqiptari vritet nga i zoti i shtëpisë