Aktivizohet bageri, nis rrënimi i vilave në Batllavë

Ka nisur të enjten rrënimi i vilave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës.

Një aksion i tillë ishte planifikuar për të hënën. Por Policia e kishte shtyrë shkaku i situatës në veri.

Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës. Do të rrënohen pesë ndërtime.

KOHA kishte raportuar më herët për degradimin që i ishte bërë brigjeve të Liqenit të Batllavës, ku inspektorët kishin gjetur “formulën” për mosndalimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Lexo edhe:  Përleshje mes katër personave në Gjakovë, theret me thikë një person