Skandaloze: Afrim Tovërlani e quan Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”

Japonia ka shënuar dje fitore senzacionale ndaj ish-kampionit të botës, Gjermanisë në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e grupit E që u zhvillua në “Khalifa International Stadium” i takoi kombëtares japoneze me rezultat 1:2.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani.

Por, te deklarata e “Tokit” vëmendja mori edhe shprehja e tij raciste ndaj futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger.

Tovërlani mes tjerash e ka quajtur Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”.

“Kjo është katastrofë. Dhe me të tregu drejt, aq shumë më ka irrituar sot ai Rudigeri, ai futbollisti me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh 1:0…”, tha Tovërlani mes tjerash në RTV Dukagjini.

Lexo edhe:  Tifozët në "Air Albania" këndojnë Adem Jasharit – VIDEO