Teologu Mustafë Bajrami shkon në emision me veshje kombëtare të Katarit
Dje ka filluar kompeticioni më i madh në botë – Kupa e Botës.
Ndeshja e parë e “Qatar 2022” ishte ajo ndërmjet nikoqirit, Katarit dhe Ekuadorit.
Ekuadori ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes duke fituar në fund me rezultat të pastër, 0-2.
Për të analizuar ndeshjen, i ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, ishte edhe Teologu, Mustafë Bajrami, i cili kishte befasuar të pranishmit në studio me veshjen e tij.
Bajrami tha se është “solidalizuar” me popullin e Katarit, ku edhe kishte kaluar disa vite të jetës së tij, duke shkuar në emision i veshur me ‘Dishdashe’ (Veshja kombëtare e Katarit).