Tifozëritë shqiptare pajtohen para varrit të Adem Jasharit

Dy tifozëritë të skuadrave shqiptare nga Maqedonia e Veriut i shtrinë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

“Ballistët” e Shkendijës së Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit përfundimisht bënë “paqe”.

Kjo ndodhi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” para varrit të komandantit legjendar.

Pajtimi i tyre u bë me ndërmjetësimin e humanistit Halil Kastrati, hoxhës Fatmir Latifaj dhe ish-kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari.

Të dyja tifozëritë e patën një inicident mes tyre në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ata të Shkupit, shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

Lexo edhe:  Perfundon aksioni në veri, policia jep detaje