Vdes një grua në QKUK, djali i viktimës dyshon se faji është te mjekët

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast vdekje që ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë në QKUK ka ndërruar jetë një paciente nga Prizreni. Djali i saj dyshon se nëna e tij humbi jetën si pasojë e trajtimit jo të duhur mjekësor.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Një grua në Prizren bën telashe familjarët e saj, e denoncojnë në Polici për dhunë në familje – dërgojnë pamjet e keqtrajtimit