Prishtinasi arrestohet pasi u denoncua nga gruaja për dhunë fizike, Policia ia sekuestron armën me leje

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, në një familje në Prishtinë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 30-vjeçare, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Bazuar në dëshminë e saj para hetuesve policorë, viktima ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre dhe ka zbuluar se burri i saj mban edhe armë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa arma është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “Albini në Norvegji e Vjosa në Australi”, qytetari thotë se në rast lufte krerët e shtetit do t’ia mbathnin