E dhimbshme: Personi që u vra mbrëmë tek Bon Vivanti, la pas vetes gruan dhe 2 fëmijë

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, i riu Kastriot Ramadani.

I ndjeri vinte nga fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit, shkruan Jepi zë.

Mbrëmë ai u qëllua në një kafiteri në kryeqytet, ndërsa edhe pas intervenimit të mjekëve, ai nuk arriti të ja del.

Kastrioti ishte i martuar dhe pas vetes la gruan dhe dy djem.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë faqja e fshatit, ndërsa koha e varrimit ende nuk është caktuar.

Postimi i plotë:

Njohtim mortor
Ju njohtojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani.
Per kohen e vorrimit ju njohtojmë me kohë.
Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë.

Lexo edhe:  Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 26 aktakuza