“Dora e flliqt na la pa u taku”, reagojnë shokët e 39-vjeçarit që mbeti i vdekur nga gjuajtja me armë në Bon Vivant

Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës – Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ku humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë.

Siç mësoi Sinjali, viktima është 39-vjeçari Kastriot Ramadani, i cili ndërroi jetë në QKUK pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Për vdekjen e tij kanë reaguar një numër i madh i shokëve të tij, të cilët me disa rreshta shkrim në llogaritë e tyre në “Facebook” shprehën dhimbjen që po ndjenjë për humbjen e mikut të tyre.

“Nuk kom fjal me shkru per veq se na kpute shpirtin o shoku jon Kastriot Ramadani Pushofsh në Paqe vlla Drit t’past shpirti Ngushllime Famlijes Ramadani.

“Njerzit e mirë ikin nga kjo botë e pist, Kastriot shoku, dora e flliqt na la pa u taku kto ditë si e kishim plan.Prehu ne paqe ti,e ngushëllime familjes Ramadani!”

Lexo edhe:  E dhimbshme: Dërgohet pa shenja jete në spital veterani i UÇK-së nga Kaçaniku, dyshohet se pësoi atak kardiak