Mërgimtari nga Gjilani gjobitet 10 herë nga Policia e Serbisë, e ka një lutje për të tjerët
Mërgimtari nga Kosova me inicialet F.P, gjatë ditë së sotme është gjobitur 10 herë, në autostradat në Serbi.
Kështu ka bërë të ditur F.P, i cili i ka thënë Paparacit se shuma totale e gjobave e kap vlerën e 500 euro.
Mirëpo, ai nuk ka sqaruar se për çfarë gjobash është dënuar nga Policia serbe.
Por, ai ka apelur për kujdes te bashkëatdhetarët e tjerë të cilët do ta përdorin Serbinë si tranzit për të ardhur në Kosovë.
Kujtojmë se Serbia përdoret si vend transit nga shumica e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë, dhe jo rrallë kanë hasur në probleme gjatë rrugës.