Befason Muja: Serbia ishte më demokratike se Kosova në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka bërë deklarime të çuditshme në emisionin “Context” në ATV duke thënë se Serbia e Gjilani dhe Tadiqi ishin më demokratike se sa sot.

Gazetari Leart Hoxha ia ktheu duke i thënë se Kosova gjithmonë ka qenë më demokratike se sa të gjitha vendet e rajonit.

Megjithatë, Muja nuk u ndal duke i thënë se po jep “konkluzione pa lidhje”. Hoxha e pyeti përsëri, duke e pyetur se “Kur ka qenë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia më demokratike se Kosova?”

Hoxha e pyet përsëri duke e pyetur se “Kur ka qenë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia më demokratik se Kosova?”

Muja këto pohime u mundua t’i bazojë në raportin e Freedom House tregon ku sipas tij, aty thuhet se Kosova është një shoqëri dhe shtet që po bën hapa të shpejtë drejt progresit demokratik.

“Unë po të them që këtë vit Freedom House në raport thotë një shoqëri, një shtet që është duke bërë hapa të shpejtë drejt progresit demokratik është Kosova” – deklaroi Muja.

Më tej Muja jep një përgjigje krejt të papritur duke thënë se Serbia ka qenë më demoraktike në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit.

“Në kohën e Gjingjiqit, Serbia në fillimet e saj të demokratizimit në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit ka qenë më demokratike se sa në kohën e Vuçiqit.” – deklaroi Muja.

Lexo edhe:  Kurti dhe Sveçla nuk i bindin heronjtë e Banjskës, njësia elitare proteston sërish sot