Skënderaj: Një personi i digjet një vilë gjatë mesnatës, e lajmëron menjëherë policinë
Sot gjatë orës 2:00 pas mesnatës, policia ka pranuar njoftimin se po digjet një vilë-banimi pushimore.
Polici, zjarrfikësit dhe KEDS-i menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa policia po e konsideron rastin si të dyshuar, dhe hetimet po vazhdojnë.
Raporti i policisë:
Skenderaj 06.11.2022 – 02:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin.