Dyshohet për mashtrim, ky është personi që u arrestua në Han të Elezit

Mbrëmë u raportua për arrestimin e një qytetari nga Obiliqi, i cili ishte shpallur në kërkim policor që nga fundi i muajit qershor.

47-vjeçari u kap në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gzim Podvorica.

Podvorica është intervistuar nga organet e hetuesisë si i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrim’.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të merren të tjera veprime ligjore ndaj tij.

Lexo edhe:  Policia konfiskon një armë dhe targat e një veture në Mitrovicë të Veriut