E dhimbshme: Vdes Bajram Thaqi nga Shkarashniku i Malishevës, nuk u mbijetoi plagëve të marra në aksident

Bajram Thaqi nga fshati Shkarashnik i Malishevës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi para pesë ditësh në Malishevë.

Ai ndërroi jetë pas lëndimeve të rënda që pësoi në aksidentin e ndodhur në Malishevë, ndërsa për pesë ditë ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e fshatit Shkarashnik.

Rrethanat e aksidentit të rëndë janë duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse.

Lexo edhe:  Nëna e Kevinit: Ana tashmë është pjesë e familjes tonë, do ta mbroj si të ishte vajza ime