20-vjeçari nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Komanit
Një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme, pasi dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit.
Bëhet fjalë për Ledri Durakun, i cili në momentin e ngjarjes ishte në shoqërinë e disa miqve
Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe shkolla ku i riu kishte ndjekur mësimet, SHMLT “Nexhmedin Nixha”.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish-nxënësit të shkollës sonë, Ledri Duraku. Humbja e një të riu është një dhimbje e madhe dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Në postim, shkolla ka shprehur ngushëllime për familjen Duraku, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të riun.

