PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetët kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda objektit për të zhvilluar një takim, ndërsa një zyrtar policor u ka thënë atyre se do ta pyesë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nëse pranon t’i takojë.

“Nuk është punë dëshire, ai duhet me dalë jashtë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Lexo edhe:  58-vjeçari që dyshohet se e dhunoi për një vit të miturën në Prishtinë