Pronari i “Shell Kosova” Lulëzim Kryeziu ka lënë një letër para se t’i jap fund jetës

Dje në fshatin Mleqan të Malishevës është gjetur i varur afaristi Lulzim Kryeziu.

Mediat kanë raportuar për rastin nën dyshimet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se Kryeziu ka lënë një letër përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes.

Kryeziu, i cili dyshohet se i dha fund jetës në një nga bizneset e tij në fshatin Mleqan të Malishevës ka lënë një letër të shkruar  e cila tashmë është në duart e Prokurorisë dhe nuk dihet përmbajtja e saj.

Sipas versionit zyrtar të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Prokuroria kanë deklaruar se:

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, duke njoftuar dje se trupi i pajetë i afaristit është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë