E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rasti për Klankosova.tv e konfirmoi  komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha.

Për redaksinë, Hoxha po ashtu bëri të ditur se tërheqja e trupit të të ndjerit ishte e vështirë, ndërsa momentalisht gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht.

Lexo edhe:  I dehur shkaktoi sherr në QKMF dhe sulmoi Policinë, ky është i dyshuari që u arrestua