Lirohet nga burgu në Serbi ish-ushtari i UÇK-së, u arrestua duke kaluar

Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, i arrestuar para rreth tre muajsh nga autoritetet serbe, është liruar sot nga burgu në Beograd.

Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati Arianit Koci.

“Lajm i madh: Lirohet Mit’hat Llozani nga burgu në Beograd. Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës.”, ka shkruar Koci në facebook.

Ndryshe, Mit’hat Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.

Pas arrestimit të tij, avokati Koci kishte kërkuar reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet.

Lexo edhe:  E kobshme: Nëna me tre fëmijët, 8, 6 dhe 4 vjeç raportohet të jenë mbytur në Drin