Arrestohet një person, dyshohet se kishte dhunuar një vajzë dy vjet më parë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet që në prill të vitit 2021 kishte dhunuar një vajzë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj. Prill 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Shkon në gjashtë numri i minatorëve të cilëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore