Ky është 82-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje dje në Prishtinë – varroset sot

Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, rreth orës 05:30, në rrugën “Rrahman Dini”.

Sinjali ka raportuar se viktima është Demir Haxholli, i cili është gjetur i varur në një pemë, ndërsa në vendin e ngjarjes është vërejtur një litar dhe një shkallë.

Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet sot, me drekë në ora 14:00, në varrezat e qytetit Dragodan.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve vijim